Një javë nga fillimi i grevës së urisë së Ish-Drejtorit të Policisë së Beratit, Iliran Dida, ka reaguar Ministria e Rendit Publik. Duket se kjo kohë i ka mjaftuar Ministrisë së Rendit për të kërkuar në dosjen profesionale të Didës dhe i ka pasururar akuzat ndaj ish-komisarit. Nga sot ai akuzohet edhe për përfshirje në një tjetër vrasje, kur ka qënë Drejtor i Policisë së Kuksit. Florion Serjani: “Më konkretisht, zoti Dida ka favorizuar qëndrimin në detyrë të punonjsve të policisë të inkriminuar dhe ka penguar zbulimin e të vërtetës lidhur me vdekjen e një shtetasi çka është tashmë në proces hetimi nga organet kompetente. Gjithashtu nga hetimet paraprake të Policisë Gjyqsore, rrezulton se në ngarkim të Ish-Komisarit Ilirian Dida rëndon edhe akuza për ngjarjen e vrasjes së një shtetasi në qarkun e Kuksit, ku në mënyrë evidente pas ngjarjes ai me autoritetin e tij si Drejtor i Policisë së qarkut ka manipuluar provat materiale, të cilat iu dërguan Prokurorisë së Përgjithshme. Është ky organ që tashmë do të vendosë për përgjegjsinë penale të tij.” Ilirian Dida është ngujuar në shtëpinë tij duke kërkuar rikthimin në detyrë sepse pretendon se është i pastër profesionalisht, burgosjen nëse janë të vërteta akuzat e bëra ose vetflijim, nëse asnjë nga kto dy alternativa nuk zbatohet. Por Ministria e Rendit e kaloi përgjegjsinë tek organi i prokurorisë, organ në të cilën po bëhen hetime në dy rrethe për Didën në Lushnje dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. /tvklan.al