Kundërshtarë në politikën e jashtme aq sa gati nisën një luftë, por miq në situata të vështira.

Pasi në Greqi ra një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 të shkallës Rihter, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavousoglou, ka telefonuar homologun e tij grek, Nikos Dendias, për t’i shprehur solidaritetin. Po ashtu ai i ka ndihmën e Turqisë në rast nevoje.

“Sapo telefonova ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias dhe atë të Gjeorgjisë David Zalkaliani për t’i shprehur solidaritetin pas tërmetit. Gati për të ndihmuar fqinjët nëse është e nevojshme”, tha ministri turk.

Tërmeti me magnitudë 6 ka shkaktuar dëmtime të vogla në banesat në zonë  e Larissas. Deri më tani nuk raportohet për asnjë viktimë, por vetëm për të lënduar./tvklan.al