Dhurohen apartamente për familjarët e viktimave të tërmetit

Kuvendi miratoi sot në parim paketën fiskale dhe buxhetin për vitin e ardhshëm. Për buxhetin votuan pro 92 deputetë, 15 ishin kundër dhe 5 abstenim.

Drafti pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme gjatë diskutimeve nen për nen, për shkak të financimeve që do të shkojnë për rindërtimin dhe mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti.

Po sot, Kuvendi miratoi me 112 vota pro dhe 1 kundër aktin normativ për dhurimin e apartamenteve të familjarëve të viktimave të tërmetit.

U miratua gjithashtu edhe një rezolutë kundër ndërhyrjeve të huaja në proceset zgjedhore, si dhe u zgjerua objekti i hetimit të komisionit për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Tv Klan