Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i është përgjigjur me po kërkesë së aktorëve dhe regjisorëve për një takim në Teatrin Kombëtar brenda javës së ardhshme.

 “Patjetër që do t’i takojë artistët”.

Qëndrimit të aktorit të karrierës Robert Ndrenika për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një kulle, Mirela Kumbaro tha: “

Duhet të flas me zotin Ndrenika, unë nuk mund të gjykoj vetëm nga ccfarë kam dëgjuar në media”.

Për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar ne skenën e re të quajtur “Turbina” dhe që mbi 70 artistët kërkojnë anulimin e këtij vendimi, Ministrja e Kulturës pohon se kjo është dakortësuar më herët me ata.

Për projektligjin për artin e kulturën e që komuniteti i artistëve pretendon se ai është centralizues duke i dhënë pushtet absolut Ministrit të Kulturës në emërimin e drejtorëve të institucioneve kulturore, bordeve artistike, krijimin e kolegjiumeve që miratojnë kalendarët dhe projektet artistike, Kumbaro pohon se ai është keqkuptuar.

“Ligji aktual ka ndërtuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që i përjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve, por ky ligj e parashikon vetëm ministrinë e Kulturës. Ne gjykojmë që ky mekanizëm duhet të përhapet edhe nëpër institucionet e tjera”.

Sipas Ministres së Kulturës deri në draftin final të projektligjit për artin e kulturën janë të ftuar gjithë artistët të japin sugjerimet e tyre.

Tv Klan