Mirëmbajtja e tubacioneve të TAP, kompania me kapital të përbashkët të Albgaz dhe SNAM

Shqipëria dhe Italia do të kenë një kompani të përbashkët për mirëmbajtjen e tubacioneve të gazsjellësit TAP. Marrëveshja për themelimin e kësaj shoqërie është firmosur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ambasadori italian, Alberto Cutillo.

75% të aksioneve do të jenë nga ndërmarrja shqiptare Albgaz dhe 25% nga kompania italiane SNAM, e cila është edhe aksionere e projektit TAP.

“Administrimi i mirëmbajtjes së gazsjellësit TAP nuk qe një e drejtë që i takonte Shqipërisë. Përkundrazi, ka qenë këmbëngulja e kësaj qeverie, por dhe vullneti i mirë i konsorciumit që ne të fusnim në lojë një nga kompanitë shqiptare”.

Shoqëria e përbashkët mes Albgaz dhe SNAM ka nisur negociatat me konsorciumin TAP për të marrë kontratën e shërbimeve operacionale dhe pritet që kjo marrëveshje të nënshkruhet në 2019.

Gjatë kësaj periudhe do të punësohen rreth 60 punonjës, të cilët do të trajnohen e do të jenë gati për të nisur mirëmbajtjen e tubacioneve pas 2 vitesh, kohë kur nis vënia në punë e gazsjellësit.

Tv Klan

Kategori
EkonomiTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*