albaniKëngëtari i njohur Alban Skënderaj bëri realitet një tjetër ëndërr, teksa realizoi koncertin recital. Një koncert që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithve atyre që e ndoqën live.

E fejuara e tij, këngëtarja Miriam Cani padyshim që është po aq e lumtur sa Albani që u mbyllën me sukses netët magjike.

Miriami postoi në rrjetin social “Facebook” një video të shkurtër, teksa Albani performonte këngën “Refuzoj” dhe publiku që e shoqëronte.

Krah videos Mirami shkruante se: “ Punuam disa muaj për këtë projekt që u realizua me vështirësi të mëdha por që nuk kam patur kurrë asnjë dyshim që ky koncert do të ishte sërish një hap më lartë në karierën tënde.

E lumtur pafund për shpirtin tënd të pastër dhe të pasur që tashmë nisi një rrugë të re drejt artit të mirfilltë, aty ku gjithmonë të kam parë që në momentin e parë që të kam njohur. Krenare dhe e lumtur për ty!”.

tvklan.al