Policia kërkon trupat në male, por ende asnjë shenjë

Kanë kaluar 3 ditë nga zhdukja e misterioze e 3 personave, në Malësi të Madhe. Me bindjen se dy prej tyre janë vrarë, policia vazhdon kërkimet për gjetjen e trupave të tyre, operacion që ka vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme.

Burimet jo zyrtare thonë për Klan Plus që edhe vëllai i Vilson Cutajt, një prej të zhdukurve, Olson Cutaj është edhe ai i përfshire në konfliktin fizik me Daniel Pepaj, personi që dyshohet se është autori i krimit, edhe ky i zhdukur.

Ditën e fundit, 4 personat jane parë bashkë në një makinë, me të cilën po shkonin në fsahtin Virth të Malësisë së Madhe. Dyshohet se pas kërcënimeve dhe  dhunës së rëndë të ushtruar ndaj tij, Danieli e ka pranuar se ka gisht në vjedhjen e sasisë së lëndës narkotike për të cilën kishte nisur edhe konflikti.

Policia ka ndërtuar edhe një itinerar të ngjarjes ditën që pretendohet se ka ndodhur krimi. Vilsoni, Olsoni dhe Klementi e kanë lenë në fshatin Vrith Danielin, pas e kishin keqtrajtuar, në një vend afër banesës së tij. Ky i fundit  dyshohet se ka shkuar në banesë për të marrë armën, dhe më pas ai është nisur për në zonën e Zagorës ku edhe aty sipas informacioneve që ka siguruar policia, nuk ka qenë i vetëm.

Banorët tregojnë se Danieli e ka marrë në telefon Klementin, për t’u takuar në një zonë dhe për t’u nisur drejt Zagorës aty ku prenendonte se ka fshehur drogen, të cilën do t’ua rikthehte tre personave që e kishin.

Deri në një pozicion dyshohet se i ka shoqëruar me makinë tip Benz vëllai i Vilsonit, Olsoni dhe më pas ai i ka pritur në qendër të fshatit Vrith, pasi ata të rimerrnin sasinë e lendës narkotike.

Të 3 personat kanë marrë rrugën për në zonën e Zagorës ku dhe dyshohet se kanë rënë në pritë të organizuar si shenjë hakmarrje. Pas rreth 2 orësh humbje kontakti dhe përpjekjesh të vazhdueshme për të gjetur të afërmit e tij vëllai i Vilsonit ka njoftuar policinë. Mbetet ende mister fati i tre personave ndërsa familjaret kanë frikë se Vilsoni dhe Klementi të jenë vrarë nga Danieli që është larguar për të humbur gjurmët.

Klan Plus