Në një qytezë në Kolumbi, banorët nuk kanë nevojë të përdorin vajra, balsame apo solucione të ndryshme për të lyer trupat që ndahen nga jeta, sepse çuditërisht ata mbeten gjithsesi të pa dekompozuar.

Por si është e mundur kjo, epo kësaj here shkenca duket se është hutuar pasi nuk ka gjetur ende një arsye bindëse dhe përfundimtare për të argumentuar këtë ndodhi.

Zhvarrosja e trupave në një qytezat malorë në San Bernardos të Kolumbisë zbuloi se edhe pse kishin kaluar shumë kohë që nga vdekja dhe varrosja e disa personave trupat e tyre kishin mbetur të pa prekur nga dekompozimi. Trupat e disa prej personave që i përkisnin shekullit të kaluar u zhvarrosën për herë të parë gjatë viteve 1950 për shkak të përmbytjeve masive që ndodhën në atë kohë.

Kulmi i zhvarrosjeve të trupave të pajetë ishte viti 1980 ku banorët e San Bernardos zhvarrosën rreth 50 trupa në vit, ku u pa se trupat e pajetë i kishin rezistuar kohës dhe kushteve të natyrës.

“Ajo ka ende fytyrën e saj të vogël kafe, të rrumbullakët, gërshetat, flokët e saj,” tha Clovisnerys Bejarano, 63 vjeç, ndërsa përshkroi nënën e saj, Saturnina, e cila vdiq 30 vjet më parë.

Megjithëse kanë kaluar vite që nga zhvarrosjet e para të cilat bënë të mundur zbulimi e kësaj ndodhie të çuditshme, por megjithatë shkencëtarët përveç hipotezave nuk kanë ende një argument përfundimtar dhe të shpjegueshëm.

Disa banorë vendas pretendojnë se shkak i këtij fenomeni është dieta e tyre ushqimore, dieta vendase me guatila dhe balu, dy fruta indigjene që konsumohen zakonisht në rajon.

Por shkenca e ka hedhur poshtë këtë pretendim pasi përveç trupave edhe rrobat e trupave të pajetë kanë mbetur të paprekur, çka nënkupton se shkak nuk është ushqimin por diçka tjetër.

Besimi në Zot dhe shpërblimi pas vdekjes nuk kishte si të mos mungonin në pretendimet që shtrojnë shumica e njerëzve, banorët mendojnë që trupat të cilët nuk janë dekompozuar kanë qenë persona të mirë dhe Zoti i ka shpërblyer, por disa të tjerë mendojnë të kundërtën në fakt ata mendojnë se ky është një dënim për të këqijat që mund të kenë bërë.

Megjithëse vazhdon ende të mbetet një mister, ekspertët mendojnë se faktori më i logjikshëm që mund t’i japë shpjegim këtij fenomeni është toka. Ata mendojnë se mumifikimet kanë të bëjnë me vendin e varrimit të trupave, në qemere të thatë. Ata mendojnë se qemera e thatë mund të veprojë si një agjent natyror balsamimi./tvklan.al