Sistemi i parë në botë për transplantin e kokës është prezantuar dhe shpreson të hyjë në funksion brenda 8 viteve.
BrainBridge, një ‘start up’ i neuroshkencës dhe inxhinierisë biomjekësore zbuloi konceptin e tij fantastiko-shkencor përmes një videoje 8-minutëshe, të shoqëruar me efekte zanore të frikshme. Në demo, një sistem tërësisht robotik heq njëkohësisht kokat e dhuruesit dhe marrësit përpara se t’i ndërrojë me të tjerët përmes një tapeti rrëshqitës.
E gjitha kryhet nga disa krahë robotikë dhe lazer që përdorin inteligjencën artificiale në këtë operacion teorik.
BrainBridge thotë se sistemi do të ishte një shpresë e re për pacientët që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme si kanceri, Alzheimer, Parkinsoni dhe paraliza.
Megjithatë pengesa më e madhe mbetet riparimi i nervave dhe shtyllës kurrizore. Pa to, çdo marrës do të ishte i paralizuar nga qafa e poshtë. Aktualisht, kompania po rekruton specialistë që duan t’i zgjidhin këto probleme dhe shpresojnë që kjo shpike do të tërheqë talente të shkencës që duan të ndryshojnë botën.
“Në terma afatshkurtër, duam që projekti të zgjidhë rindërtimin e shtyllës kurrizore dhe transplantin e trupit. Në terma afatgjatë, projekti do të zgjerohet në fusha që do të ndryshojnë mjekësinë dhe ne e dimë”.
Për transplantin, dhuruesi duhet të jetë një pacient me tru të vdekur dhe trup e organizëm funksional. Plani nuk mbaron këtu pasi duan që të realizohet edhe transplanti i fytyrës përmes dhuruesit.
Këta të fundit po realizohen me shumë sukses, por janë operacione të ndërlikuara që kërkojnë muaj të tërë planifikimi dhe disa ekipe kirurgjie./tvklan.al