Vullkane aktive në Afërditë. Planeti binjak i Tokës, pavarësisht se ka një atmosferë shumë të dendur dhe të padepërtueshme, duket se aktiviteti është i pranishëm duke u bazuar në të dhënat e marra nga radarët. Temperaturat e sipërfaqes në Afërditë arrijnë në 40 gradë Celsius dhe trysnia arrin në 90 atmosfera, që është si të gjendemi në një thellësi në det prej 1000 m.

Këto janë arsyet përse është e vështire të vrojtohet nga afër ky planet pasi instrumentet nuk rezistojnë në kushte të tilla, dhe pjesa më e madhe e të dhënave është rezultat i përdorimit të radarëve. Këtë gjë e  bëri misioni Magelan i NASA-s që në vitet 1990 dhe 1994 krijoi harta të plota të Afërditës, dhe sot me përmirësimin e teknologjisë, janë konfrontuar të dhënat vrojtimeve të dy viteve.

Si pasojë gjurmët e rrjedhjes se llavës janë të qarta në hartën e vitit 1994, ndërkohë që nuk ishin të pranishme në atë të 1990, sikurse edhe deformimi i një krateri, çka tregon për një shpërthim vullkanik.

Rezultatet janë të rëndësishme, pasi aktualisht po planifikohen misione të reja hapësinore me destinacion Afërditën, si Veritas i NASA dhe Envision i ESA, në studimin më të hollësishëm të këtij planeti.

Klan News