Mijëra doktorë dhe punonjës të sektorit të shëndetësisë në Rusi kanë nënshkruar një letër të hapur ku i bëjnë thirrje Presidentit Vladimir Putin që të ndalojë sulmet kundër Ukrainës.

Bluzat e bardha thonë se “kundërshtojnë me forcë veprimet ushtarake të ndërmarra nga forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës” dhe bënë thirrje për tërheqjen e tyre.

“Misioni jonë është të shpëtojmë jetë njerëzish. Në këto kohë të vështira për të dyja vendet ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve politike vetëm me mjete paqësore”.

Më shumë se 15 mijë punonjës të shëndetësisë e kanë firmosur letrën./tvklan.al