Mjeku Edvin Prifti i arrestuar si pjesë e grupit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, ka folur para marrjes së vendimit nga gjykata e posaçme.

Prifti për mediat tha se është totalisht i pafajshëm dhe të ardhurat e tij janë të gjitha e tij janë të justifikuara.

Jam totalisht i pafajshëm të gjitha argumentet dhe të gjitha provat i janë vënë në dispozicion gjykatës. Të gjitha të ardhurat e mia janë të justifikuara”, tha mjeku.

I pyetur për kohën përfundimit të operacionit, mjeku tha se i gjithë operacioni ka një prapavijë politike.

“Pikëpamjet e mia nuk janë të djathta, por janë thellësisht liberale edhe demokratike në funksion të popullit tim në funksion të asaj që duhet të mendojmë. Sigurisht që mendimet e mia janë të shprehura dhe të dokumentuara në vite dhe është detyrë e çdo intelektuali ta bëjë. Nëse këto bien ndesh me personalitete të caktuara, këtu është problemi i tyre. Besoj se kjo është elektorale”, u shpreh ai.

Më tej tha se  do të preferonte që prangat i viheshin para mediave. “Do të preferoja që prangat të viheshin këtu para mediave. Do të ishte më simpatike për të gjithë popullin”, u shpreh ai./tvklan.al