Modelja Hailey Baldwin u përgjigjet spekulimeve për operacione plastike

Modelja Hailey Baldwin u përgjigjet spekulimeve për operacione plastike

17:46 22/05/2020

Të jesh i famshëm nuk është aq e thejshtë pasi pamja është ajo e cila vendoset në plan të parë. Ndonjëherë për të arritur perfeksionin në maksimum, ekzistojnë edhe programe apo editime ku fytyra mund të pësojë ndryshime rrënjësore.

Pikërisht për këtë gjë ka deklaruar edhe modelja e famshme Hailey Baldwin. Disa persona i kanë hapur asaj një profil në Instagram ku kanë publikuar fotografi që e akuzojnë atë se ka bërë operacione plastike.

“Ndaloni përdorimin e fotove të mi që janë edituar nga make-up artistë. Kjo foto në të djathtë nuk është ashtu si jam unë në të vërtetë. Unë kurrë nuk kam prekur fytyrën time, kështu që nëse do të uleni dhe do më krahasoni në moshën 13-vjeçare dhe pastaj mua në moshën 23-vjeçare, të paktën përdorni një foto natyrale që nuk është rregulluar në mënyrë kaq të çmendur”, ka shkruar Hailey në Instagram.

Një ditë më parë edhe Gigi Hadid u vu në qëndër të kritikave se ka bërë operacione plastike që faqet e saj t’i duken më të rrumbullakosura.

Klan Plus

Të ngjashme

Grupi

Kallezo