Një modele e cila e quante qenin “fëmija” i saj, ka mbajtur një funeral pasi ai u godit nga një makinë dhe ngordhi. Daley South nga Teksas dhe bashkëshorti i saj zhvilluan funeralin me 25 pjesëmarrës në shtëpinë e tyre më 11 Korrik.

Vetëm 8 ditë para varrimit, Daley kishte gjetur trupin e qenit të vrarë nga një makinë, pasi kishte vrapuar i trembur nga disa fishekzjarre.

Ajo tha për Daily Mail:

“Nuk e mendova dy herë për të mbajtur një funeral. Do ta bëja për fëmijën ose një mik, pra pse jo edhe për qenin?”

Sipas saj funerali ishte një ngjarje shpirtërore, jo fetare./tvklan.al