Një reagim në Twitter nga Kylie Jenner i ka kushtuar aplikacionit Snapchat 1.3 miliardë dollarë.

Ylli i familjes më të famshme në Hollywood, duket se nuk i ka punët mirë me këtë rrjet social pas ndryshimeve që ka pësuar. Ajo ka shkuar në Twitter se nuk është më përdoruese e Snapit duke bërë që shembullin e saj të ndjekin edhe shumë fansa të tjerë që i kanë sjellë miliarda humbje kompanisë.

Jener është një nga vajzat më të famshme në rrjet dhe më me ndikim tek adoleshentët. Kjo ka bërë që dikur kompania e aplikacionit të shkëlqente nga miliona ndjekësit e Kyliet. Pas ridizajnimit që ka pësuar, duket se epoka e tij po përfundon.

Janë 1.2 milionë përdorues, të cilët kanë nënshkruar një peticion për të rikthyer edhe një herë Snapchat-in e vjetër, pasi forma e re e tij është shumë e komplikuar dhe aspak e preferuar. 

Klan Plus