Ky është momenti kur një fermer i shpëton për mrekulli flakëve në Spanjë. 50-vjeçari po përpiqej të hapte një kanal me eskavatorin e tij në mënyrë që zjarri të mos përparonte më tutje, kur mjeti i mori flakë.

Në video fillimisht shihet pikërisht ky moment. 50-vjeçari po lëviz mes flakëve me eskavatorin. Pak çaste më pas ai zhduket bashkë me mjetin. Dhe kur mendohej më e keqja Angel Martin Arjona dallohet duke vrapuar larg zjarrit që ka pushtuar gjithë hapësirën.

Teksa afrohet, ai mund të shihet që rrobat në trup i ka të djegura dhe nga pas ka ende flakë. Teksa vrapon, përpiqet të shuajë zjarrin që ka nga pas. Fermeri 50-vjeçar mësohet se pësoi djegje të shumta në trup, por fatmirësisht pa rrezik për jetën./tvklan.al