Momenti kur 5-vjeçari hedh hapat e tij të parë


Momenti kur 5-vjeçari hedh hapat e tij të parë

13:20 17/06/2020

Një djalë 5-vjeçar ka ecur për herë të parë, pasi mendohej se nuk do të mundej dot asnjëherë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Camden Brooks Hanson nga Woodstock, SHBA ka probleme me aftësitë e tij kontrolluese, duke përfshirë koordinimin, ekuilibrin dhe të folurit.

 Ai ka qenë në fizioterapi që kur ishte 18 muajsh, por asnjëherë nuk kishte mundur të hidhte dot hapa pa u rrëzuar.

Testet gjenetike nuk kanë qenë në gjendje të nxjerrin në pah arsyen e saktë të problemit të 5-vjeçarit, por skanimet e kryera kanë treguar se gjendja e tij përkeqësohet me kalimin e kohës.

Nëna e tij, Mandy Hanson u shpreh: E panjohura është shumë e frikshme sepse ne nuk jemi të sigurt se si është prognoza dhe e ardhmja e tij.

Ajo e përshkroi djalin e saj si një fëmijë shumë të lumtur, i cili është shumë i afrueshëm, mjaft i dashur dhe që i bën njerëzit të qeshin.

Por së fundmi, nëna e vogëlushit ka publikuar një video ku tregon se si vogëlushi i saj ecën pa ndihmën e askujt.

Ecuria e tij e fundit ka gëzuar familjen dhe i ka mbushur ata me shpresë.

 “Çdo gjë që Camden bën, ne e festojmë. Gëzohemi teksa e shohim atë të hedhë hapa pa ndihmën e askujt dhe kaq i sigurt në vetvete. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Ne jemi shumë krenar dhe shumë të bekuar që ai është djali ynë”, shprehet Mandy./tvklan.al





Të ngjashme