Ish-bashkëshorti i Kylie Jenner paska qenë i preferuari i shumë vajzave. Një ndër to edhe këngëtares së pop-it Rihanna.

Sipas Cosmopolitan, të dy ata kanë dalë bashkë në vitin 2015 në mënyrë të fshehtë që asnjë të mos e merrte vesh. “Mos i thuaj askujt që po dal me Rihanna-n, askujt”, janë fjalët e Travis të cilat qarkullojnë në mediat rozë.

Nga ana tjetër reperi dhe Rihanna nuk kanë reaguar për këtë lajm ende. Thuhet se ka qenë një marrëdhënie e shkurtër midis tyre dhe më vonë Travis Scott u njoh me Kylie Jenner në vitin 2017 me të cilën ka dhe një vajzë që quhet Stormi.

Klan Plus