Në vendin tonë moti sot do të jetë me kthjellime, vranësira mesatare dhe me reshje shiu lokale në pjesën veriore lindore. Sipas MeteoAlb edhe zonat qendrore rrezikohen nga rrebeshet e izoluara gjatë pasdites.

Mbrëmja dhe nata vonë sjellin përmirësim gradual të motit në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al