1 person ka humbur jetën ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur për shkak të motit të  keq ka goditur jugun e Italisë.

Në Kalabri dhe në Sicili reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje duke bërë që dëmet materiale të jenë të konsiderueshme. Situata më problematike paraqitet në zonën e Catania-s ku rrugët e qytetit janë kthyer në lumenj duke bërë që forca e ujit të tërheqë zvarrë edhe disa makina.

5 turistë rrezikuan seriozisht jetën në po këtë zonë, pasi minibusi me të cilin udhëtonin e mori rrjedha e ujit në rrugë. Atyre iu desh të braktisnin mjetin, ndërsa u shpëtuan nga Mbrojtja Civile të cilët i dërguan në një zonë të sigurt.

Në komuna të ndryshme të Siçilisë, nga Catania në Messina nga Sirakuza në Enna, shkollat ​​e të gjitha niveleve do të  qëndrojnë të mbyllura.

Dhjetëra fluturime janë anuluar ose janë devijuar ndërkohe dhe në porte situata ka qenë e vështirë për shkak të erërave të forta.

Klan News