OSHEE: Puna për riparimin e defekteve nga dëmet

Për shkak të motit të keq me reshje shiu intensive dhe shkarkime atmosferike, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrjeti i shpërndarjes elektrike në disa zona në vend ka pësuar dëme.

Në një njoftim për mediat, OSHEE thotë se situata paraqitet e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rrëshen dhe rajoni Gjirokastër.

“Terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë punën e punonjësve të OSSH, megjithatë grupet e avarisë po angazhohen pa ndërprerje për rikthimin e normalitetit në furnizimin me energji në të gjitha zonat e prekura nga defektet. Rëndësi të veçantë i është kushtuar furnizimit pa ndërprerje të hidrovoreve, spitaleve dhe institucioneve publik”./tvklan.al