Jose Mourinho shqetësohet për merkaton e futbollisteve. Trajneri i Manchester United tha menjëherë pas humbjes me Liverpool se disa prej lojtareve të skuadrës se tij po mendojnë të largohen dhe nuk kanë dhënë maksimumin e tyre në ndeshjet e International Champions Cup. Mou është i shqetësuar sepse përpara ka disa kompeticione në të cilat ekipi i drejtuar prej tij duhet te jetë gjithnjë pretendent. Drejtuesit e klubit nuk po e zgjidhin qesen për blerje të reja dhe Portugezi në çdo konferencë shtypi gjen mundësinë tua kujtoje se ka nevojë për lojtarëtë tjerë.

“Do të dëshiroja të kisha edhe të paktën 2 lojtarë të tjerë. Mendoj se nuk do ti kem të dy, por të paktën njërin. I dhashë klubit tim pak muaj më parë një listë me 5 emra dhe prita që të shihjna nëse ndonjëri prej tyre do të afrohej me skuadrën. Nëse do të jetë e mundur do të jetë mirë. Nëse jo do të vazhdojmë të punojmë dhe luftojmë me lojtarët që kemi”.

Portugezi u tha gazetarëve se ekipi nuk është ende i plotë ndaj nuk duhet të shqetësohen për rezultatet e dobëta në ndeshjet miqësore. Gjithsesi Mourinjo këmbënguli te afrimet e lojtarëve duke iu frikësuar edhe zërave për largimin e disa prej yjeve nga Mancesterit. Merkato në Premier League mbyllet me 9 Gusht.

Tv Klan