Shkencëtarët në qytetin zviceran të Bazelit kanë zgjidhur misterin dhjetëravjeçar mbi identitetin e një gruaje të mumifikuar. Mumia është  gjetur në vitin 1975 dhe kërkimet zbulojnë se është paraardhëse e ministrit britanik të Çështjeve të Jashtme, Boris Johnson.

ADN-ja ka treguar se ajo është stërgjyshja e Boris Johnson, e quajtur Anna Catharina Bischoff. Gjithashtu është zbuluar se ajo kishte vdekur në moshën 68-vjeçare. Sipas kërkimeve Ana kishte lënë pas 7 fëmijë. Ende shefi i diplomacisë britanike nuk ka bërë një koment për këtë zbulim.

Trupi ishte varrosur përpara altarit të kishës Barfüsser. Historianët thonë se vetëm personat e shtresës së lartë varroseshin aq afër kishës. Nuk kishte asnjë gur varri për të treguar identitetin e saj, por druri prej të cilit përbëhej arkivoli tregoi që datonte në shekullin e 16-të.

Analizat treguan se trupi i mumies ka qenë i mbushur me arsenik, trajtim ky që përdorej që prej shekullit të 15 deri në të 19. Ndërsa vendosja e zhivës në trup ka bërë që të qëndrojë për kaq shumë vite në këtë formë.  

Burimi: Klan Plus