Kryetari i LDK-së Isa Mustafa bashkë me Kryesinë e partisë kanë bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes së tij. Ai ka thënë se mungesa e tij vërehet edhe në LDK, por edhe në gjithë Kosovën.

“Jemi këtu që t’i bëjmë nderimet presidentin historik Ibrahim Rugova. Edhe LDK sikurse Kosova, por edhe shqiptarët në tërësi e ndjejnë mungesën e një figure historike që dha një kontribut të veçantë dhe të pariparueshëm për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës”.

Mustafa tha se vetëm LDK-ja është partia që e trashëgon Rugovën.

“Këtu jam po ashtu për të shprehur qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së që ne ta ndjekim rrugën që na ka trasuar dhe na ka lënë trashëgimi Rugova. Këtë rrugë s’mund ta trashëgojë askush përpos LDK-së dhe atyre që veprojnë dhe punojnë që vepra, ideja dhe kontributi i Rugovës të bëhet vepër e përhershme në Kosovë dhe jashtë saj”./klankosova