Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka urdhëruar sot njerëzit e bazës të rindezin fuqishëm motorët e anijes socialiste për të siguruar fitoren në dy betejat elektorale të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare. Ka nisur në këtë mënyrë plani i veprimeve për ripërteritjen e socialisteve nga qendra në bazë për t’ju larguar rutinës së përditshme.

Në muajin Maj do të mbahet Konferenca Kombëtare e PS ku do të zgjidhen kryefinancieri dhe anëtarët e komisioneve të revizorëve dhe të garancive statutore. Partia Socialiste synon të fitoj një tjetër mandat 4-vjeçar qeverisës. Të hënën aleatëve do t’u paraqitet platforma për institucionalizimin e koalicionit si dhe propozimi per krijimin e komisionit parlamentar që do të hartojë dhe mbikqyrë strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë.

Nano ka ftuar opozitën në dialog institucionale dhe në pushtetin lokal ku ajo ka shumicën. Nëse demokratët nuk angazhohen në këtë proces, ata do të ndëshkohen nga vota e popullit theksoi kryesocialisti Nano. Më pas prioritetet e programit qeveritar i ka paraqitur Zëvendes Kryeministrja Makbule Çeço ndërsa për strategjinë e decentralizimit të pushtetit lokal raportoi Ministri i Pushtetit Lokal, Bashkim Fino./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame