Pasi i habiti të gjithë ndjekësit e saj në muajin Maj kur zbuloi ardhjen e vogëlushes në jetë, supermodelja Naomi Campbell është treguar e kursyer me postimet për të vogëln në rrjetet sociale.

Gjithsesi, ajo i lejoi botës të shihte paksa nga vajza e saj në foton e fundit që postoi. Sigurisht, ajo u tregua e kujdesshme për të mos e zbuluar fytyrën e vajzës, ndërkohë nuk ka bërë publik as emrin.

Naomi Campbell instagram story.

Në foto, shihet trupi i vogëlushes i veshur me një kostum të bardhë të markës “Versace”, të mbuluar nga logoja e famshme në ngjyra të ndryshme. “Të dua Gianni Versace!”, shkroi Campbell në foto në homazh të 24-vjetorit të vdekjes së stilistit të njohur.

Fotoja mori një koment nga motra e Gianni, drejtuesja aktuale e shtëpisë gjigande të modës, Donatella Versace. “Naomi, sot unë nga motër jam teze. Jam shumë e lumtur për ty dhe mezi pres ta takoj! Shumë, shumë dashuri nga Donatella dhe Allegra!”/tvklan.al