Është cilësuar si kampionati më spektakolar në Botë dhe NBA po e konfirmon gjithnjë e më shumë. Për të gjashtin vit me radhë, kampion në elitën e basketbollit amerikan do të jetë një skuadër që nuk e ka shijuar këtë sukses gjatë kësaj periudhe. Me eliminimin e Denver Nagets, shanset për titullin kampion në NBA kanë kaluar tek kundërshtarët. 

Në gjashtë sezonet e fundit, kompeticioni do të kurorëzojë gjashtë kampionë të ndryshëm, një shifër e paprecedentë në katër dekadat e fundit. Vetëm në një rast tjetër, midis viteve 1975 dhe 1980, basketbolli amerikan kishte përjetuar një epokë të ngjashme.

Në vitin 2019, titulli u fitua nga Toronto, për tu pasuar më pas me skuadra si Los Anxheles Lejkërs, Millvoki Baks, Golden Stejt dhe tashmë të shkurorëzuarit, Denver Nagets. Në garë për tu kurorëzuar kampion të NBA, por edhe për të shkruajtur faqe të re në librat e historisë gjenden Boston Sëlltik e Indiana në Konferencën e Lindjes, si edhe Minesota e Dallas në atë të Perëndimit.

Klan News