Një aeroplan pasagjerësh është ndarë më dysh jashtë pistës së Aeroportit Greenville në Karolinën e Jugut.

Imazhet dramatike të marra nga kamerat e aeroportit, tregojnë pamjet e avionit që është ndarë më dysh, vetëm disa momente nga rënia.

Referuar mediave lokale mësohet se disa persona janë plagosur dhe fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikjes, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e pasagjerëve nga aeroplani.

/tvklan.al