Aktorja Mira Forlan është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja dhe menaxheri i saj.

Forlan, me origjinë nga Kroacia, ka luajtur në serialin e njohur “Lost” (Të Humburit), në rolin e Danielle Rousseau.

Familja e saj tha për BBC se aktorja humbi jetën për shkak të komplikacioneve që i kishte shkaktuar virusi i Nilit Perëndimor.

65-vjeçarja u nda nga jeta në shtëpinë e saj në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përveç serialit “Lost”, Mira Forlan ka luajtur edhe në 5 sezonet e serialit “Babylon 5” në vitet 1994-1998.

Më pas, solli në jetë djalin e saj të vetëm dhe publikoi një album muzikor me titull “Këngë nga filmat që nuk janë bërë kurrë”.  /tvklan.al