Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Hamed Bakayoko, ka ndërruar jetë në një spital në Gjermani. Sipas BBC, Bakayoko po kurohej për kancer, por fatkeqësisht humbi jetën vetëm disa ditë përpara ditëlindjes së tij të 56-të.

Ai mori detyrën e Kryeministrit në muajin Korrik pas ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur të ish-Kryeministrit Amadou Gon Coulibaly.

Presidenti i Bregut të Fildishtë e konsideroi Kryeministrin Bakayoko si një “burrë të madh shteti dhe një shembull për të rinjtë”.

Hamed Bakayoko ishte dërguar fillimisht në Francë në muajin Shkurt por më pas u transferua në Gjermani për shkak të përkeqësimit të shëndetit. Përveç detyrës si Kryeministër, Bakayoko mbante edhe postin e ministrit të Mbrojtjes të Bregut të Fildishtë.

Patrick Achi është emëruar përkohësisht Kryeministër në detyrë, ndërsa Tene Birahima Ouattara, vëllai i Presidentit, ka marrë përkohësisht detyrën e ministrit të Mbrojtjes. /tvklan.al