Ndahet papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare aktori i njohur, pjesë e parodistëve të Vlorës, Muhamet Lika. Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën.

Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte. Aktori njihej si një nga parodistët e Vlorës që i kanë dhuruar publikut shqiptar parodi të pakrahasueshme.

Katër parodistët Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika, kanë sjellë në skenë emocione të mëdha për gjithë publikun shqiptar./abcnews.al