Tjetër barazim për Liverpool

Real Madrid nuk mundi ta mbyllte me sukses vitin 2020. Ndaj Elche në transfertë morën një barazim 1-1. Ndeshja ishte e dominuar nga djemtë e Zidane, por sërish ata nuk ditën të shfrytëzonin rastet dhe pjesërisht ishin të pafat.

Pas golit të Modric në pjesën e parë, në pjesën e dytë vendasit siguruan penallti pas një “përqafimi” brenda zone dhe përpara arbitrit. Fidel do të realizonte 1-1 që do të rezistonte deri në fund.

Ndalet kështu ekipi i Zidane, duke lënë Atletico Madrid që fitoi 1-0 në shtëpi me Getafen, të shkëputet në krye të renditjes. Si Real, ashtu edhe Barcelona, humbin terren me kreun.

Në Premier League, Liverpool u ndal sërish. Përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0 sfida me Newcastle. Ishte barazimi i tretë radhazi për Liverpool-in në një ndeshje me shumë ritëm dhe raste për shënim por pa fat për të dy skuadrat.

Tv Klan