Misioni vërtetë i pamundur për Tom Cruise dhe stafin e tij është bërë pandemia e Covid -19. Pasi kanë qenë të detyruar të ndërpresin disa herë xhirimet e kapitullit të shtatë të sagës, puna është ndalur sërish.

Mediat britanike raportojnë se nga një kontroll rutinë i zhvilluar në grupin e xhirimit ka rezultuar se 14 pjesëtarë ishin pozitivë me Covid-19. Mes të cilëve edhe 4 balerina me të cilat Tom Cruise kishte kaluar një natë të tërë xhirimesh në një skenë në klub nate.

Ndërprerjet e vazhdueshme të xhirimeve kanë acaruar ndjeshëm aktorin amerikan që në Dhjetor të vitit të kaluar kërcënoi të gjithë stafin me pushim nga puna nëse nuk respektonin rregullat e pandemisë.

Tashmë puna është ndalur edhe për 2 javë të tjera pasi të infektuarit duhet të qëndrojnë në karantinë. Tashmë xhirimet janë zhvendosur në Britaninë e Madhe, por edhe këtu ashtu si në Itali, Covid ndali gjithçka.

Tv Klan