Ndërpritet koncerti, njerëzit dalin të tmerruar pas tërmetit të fuqishëm

Ndërpritet koncerti, njerëzit dalin të tmerruar pas tërmetit të fuqishëm

22:00 08/03/2020

Tërmeti me magnitudë 5.2 që goditi një ditë më parë ishullin Madeira në Portugali, shkaktoi panik dhe frikë tek banorët.

Një festë po mbahej në ishull atë moment, kur tërmeti lëkundi tokën. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur disa qytetarë ndodheshin brenda kishës për të ndjekur koncertin që ishte organizuar.

Sapo ndjenë lëkundjet e tërmetit me magnitudë 5.2, dolën të frikësuar nga kisha. Në mesin e tyre ishte edhe ministri rajonal i Turizmit.

Nga tërmeti nuk pati viktima, por në 3 rrugë u bllokua qarkullimi për shkak të rënies së gurëve. Mediat e huaja raportuan se ky ishte tërmeti më i fortë që godiste Madeiran pas 45 vitesh.

Tërmeti zgjati rreth 1 minutë, thanë banorët. Pas disa minutash, një tjetër tërmet goditi ishullin, por magnituda e tij ishte më e vogël. Pas lëkundjeve sizmike, banorët e ishullit dolën në rrugë deri sa u qetësua situata. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi