Burt Reynolds, ylli i filmave të viteve 1970 dhe i nominuari për çmimin Oskar, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Sipas BBC, ai vdiq në një spital në Florida nga një sulm në zemër, i rrethuar nga miqtë dhe familjarët e tij.

Aktori iu nënshtrua një operacioni bypass-i në zemër në vitin 2010. Reynold ka lënë pas djalin e tij, Quinton.

Ai arriti kulmin e famës me filmin Deliverance të vitit 1972, duke u bërë legjendë e Hollivudit me rolet e tij në Smokey and the Bandit, The Cannonball Run dhe Boogie Nights.

Reynolds vdiq në Qendrën Mjekësore Jupiter në Florida. Mbesa e yllit të Hollivudit, Nancy Lee Hess, tha se vdekja e tij e kishte lënë familjen me zemër të thyer.

“Daja im nuk ishte vetëm ikonë e filmit, ai ishte njeri bujar, i pasionuar dhe i ndjeshëm, i dedikuar ndaj familjes, miqve, fansave dhe studentëve të tij të aktrimit”

, tha ajo.

“Ai ka pasur probleme shëndetësore, megjithatë, kjo ishte krejtësisht e papritur”

./tvklan.al