Ndërron jetë punëtori shqiptar në Itali (Emri)

Ndërron jetë punëtori shqiptar në Itali (Emri)

11:35 03/03/2019

Shqiptari Arjan Cekani, i shtruar në spitalin Niguarda në Milano në 25 Shkurt, nuk ka mundur dot të shpëtojë.

45- vjeçari, rezident në Casirate d’Adda, mbeti i plagosur rëndë në një aksident në punë të hënën teksa ishte duke zhbllokuar makinerinë e punës. Sipas mediave italiane, Cekani ka humbur ekuilibrin dhe krahu i tij u kap në ingranazh dhe u thith nga makineria. Një skenë aspak e zakonshme, por e ngjashme me një film horror e kanë përshkruar punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë që kanë qenë në vendngjarje. Gjithashtu e pranishme ka qenë dhe gruaja e tij, e cila ka humbur ndjenjat, teksa ka parë bashkëshortin në atë gjendje.

Në një moment makineria është bllokuar dhe shqiptari ka tentuar ta rregullojë, por ajo papritur i ka kapur krahun e djathtë. Kolegët e tij kanë dëgjuar britmat dhe kanë shkuar menjëherë pranë tij si dhe kanë njoftuar ambulancën. Në vendngjarje shkoi dhe një helikopter nga Bergamo, i cili bëri të mundur transportinin e tij në spitalin e Treviglios.

Të hënën në mbrëmje, ai iu nënshtrua një operacioni të vështirë, por gjendja e 45- vjeçarit mbeti kritike deri mbrëmjen e kaluar, kur spitali njoftoi vdekjen e tij.

/tvklan.al

 

Të ngjashme
UKT