Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët e saj që të bëjnë kujdes përpara dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit mes kombëtares shqiptare dhe asaj izraelite. Takimi pritet të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” këtë të premte dhe është i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

“Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik kundër qytetarëve të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes afër stadiumit në Elbasan, për shkak të ndeshjes”,

 shkruhet në një status në Twitter të seksionit të udhëtimit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Alarmi vjen për shkak të ndeshjes së kaluar mes Shqipërisë dhe Izraelit, ku u arrestuan disa persona që kishin organizuar një sulm kundër kombëtares së shtetit hebre.

/abcnews.al