Policisë ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në një njoftim për mediat sqaron se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 496 shtetas që janë kapur në rrugë pa maskat mbrojtëse.

Po me këtë gjobë janë ndëshkuar edhe 83 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 Lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  

Policia e Shtetit u bën thirrje për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./tvklan.al