Agron Dibra, drejtor i zjarrfikësve Shkodër, ka treguar detaje për shpërthimin që ndodhi në ditë më parë në Velipojë ku u plagosën katër anëtarë të një familjeje.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol kampingu. Dibra u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos përdorin këto bombola pasi janë shumë të rrezikshme.

Informacioni është marrë rreth orës 6:50 dhe është dërguar mjeti në Velipojë. Ngjarja ka ardhur nga rrjedhja e gazit, sipas dëshmive shpërthimi ka ndodhur në momentin kur ata kanë tentuar të ndezin bombolën për të bërë kafe.

Sipas të afërmve të tyre, pasi të plagosurit ende nuk kanë dhënë një dëshmi dhe kjo na pengon që të zbardhim ngjarjen, shpërthimi ka ndodhur nga një rrjedhje gazi nga bombolat e kampingut.

Pavarësisht apeleve që kam bërë këto bombola janë jashtëzakonisht të rrezikshme sidomos në Velipoje që qëndrojnë me nga 10 muaj pa u përdorur dhe me pas krijojnë rrjedhje. Bombolat e kampingut janë gangrena më e madhe që kemi sepse nuk duhen përdorur gjithmonë“, u shpreh Arben Dibra./tvklan.al