Ndikimi rus mbetet ende një rrezik për stabilitetin e Europës Juglindore. I pranishëm në forumin  mbi sfidat gjeopolitike ne Europën Juglindore që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri theksoi rëndësinë që ka për vendet e Ballkanit anëtarësimi në BE.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, tha se vakumi i krijuar nga vonesat në procesin e integrimit të vendeve në të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian mund të nxisë prezencën ruse në rajon.

Mediu kërkoi më shumë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vendet e Ballkanit në rrugën e tyre evropiane.

Tv Klan