“Do të ngremë task-forcë për taksën e fjetjes”

Një pjesë e bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit në bregdetin e Lezhës janë debitor në taksa ndaj Bashkisë.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu gjatë një takimi me tur-operatorë dhe përfaqësues të biznesit paralajmëroi se nëse detyrimet nuk do shlyhen, ateherë ata nuk do të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre gjatë verës.

“Nëse nuk do shlyhen detyrimet që janë në bashku në formën e taksave ne do operojmë padiskutim me moslëshimin e lejeve të stacioneve të plazhit”, shprehet kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ndreu paralajmëron edhe ngritjen e një task-force për taksën e fjetjes.

“Ka një problem me taksën e fjetjes, do ngremë një taskë forcë sivjet me gjithë institucionet dhe do u shkojmë dhomë në dhomë, do ta bëjmë kështu apo ashtu. 70 lekë të vjetra për person është qesharake”.

Përpara nisjes së sezonit turistik veror, në Lezhë pritet të realizohen një sërë investimesh.

“Do ketë ndërhyrje në sistemin energjetik, nga 10 në 20 kilovolt, forcim paras sezonit. Brenda 10 ditësh fillon rruga nga Kunja në Hidrovor. Do jetë e aksedueshme për sezonin turistik, një aset më shumë”.

Problem do të mbetet uji i pijshëm, që me gjasa pritet të marrë zgjidhje vitin e ardhshëm.

Tv Klan