Ndryshimet në buxhet i dedikohen zgjedhjeve të 25 prillit



Ndryshimet në buxhet i dedikohen zgjedhjeve të 25 prillit

19:24 17/02/2021

28 milionë euro për shpenzimet e KQZ dhe identifikimin elektronik

Ndryshimi në fillim viti me akt normativ i buxhetit i dedikohet tërësisht shumës që i nevojitet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin e votimit më 25 Prill të këtij viti.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se në total KQZ do të marrë 28 milionë euro, ku 20 do të shkojnë për procesin e identifikimit elektronik të zgjedhësve dhe 8 milion euro për zbatimin e plotë të detyrimeve nga Komisioni i Zgjedhjeve që burojnë nga ndryshimet e Kodit.

Deputeti i opozitës Myslym Murrizi ka kërkuar të informohet se përse është rritur kosto e identifikimit të zgjedhësve nga 15 në 20 milionë euro, e pse nuk po merren përsipër shpenzimet nga SHBA e BE, si në marrëveshjen e qershorit të vitit të shkuar. Për të dhënë sqarime, komisioni do të thërrasë në një seancë përfaqësues të KQZ-së.

Tv Klan







Të ngjashme