Ndryshon harta e botës

Ndryshon harta e botës

13:05 30/08/2019

Një ekspeditë ruse në Arktik ka përfshirë në hartë 5 ishuj të vegjël në veriun e largët, të zbuluar nga një studente që analizonte shkrirjen e një akullnaje nga fotot satelitore.  

Para se Marina Migunova t’i zbulonte këta ishuj në vitin ata fshiheshin nën akullnajën Glacier, të njohur po ashtu si Vylka, në arkipelagun Novaya Zemlya.

Zbulimi ishte pjesë e një detyre kursi në Akademinë Shtetërore Detare Amiral Makarov në Shën Petersburg.

Me shfaqjen e ishujve të rinj si pasojë e shkrirjes së akullnajave nga ngrohja globale, shtetet e ndryshme përditësojnë edhe hartat e tyre me zbulimet e reja.

Ishujt e zbuluar nga Migunova variojnë nga 900 në 54 500 metër katror. Gjatë Luftës së Ftohtë, ushtria sovjetike testonte bomba me hidrogjen në atë zonë.

Migunova mori një diplomë nderi për zbulimin e saj dhe u përfshi në Flotën Veriore të Rusisë si inxhiniere detare oqeanografike./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT