Pas 64 mijë seteve, çdo set i ri kushton 25 % më pak

Kontrata koncesionare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale do të ndryshojë. Ministria e Shëndetësisë ka rënë dakord me kompaninë “Sani Service” që ka fituar tenderin me afat 10-vjeçar.

Nga spitali i ri kirurgjikal, Ministria Manastirliu bëri me dije se me kontratën e re, pas përdorimit të 64 mijë seteve, çdo set i ri do të jetë me vlerë të reduktuar. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri kryhen mesatarisht 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale dhe ndryshimet në kontratë prekin afro 25 mijë pajisje, të cilat kushtojnë nga 13 mijë në 37 mijë lekë.

Kontrata për sterilizimin u lidh në vitin 2015 dhe koncesionari ofron setet kirurgjikale, materialet e tjera me 1 përdorim që nevojiten në sallën e ndërhyrjeve, përfshirë veshjet e mjekëve, si dhe trajtimin e mbetjeve kirurgjikale.

Në bazë të studimit të fizibiliteti ishte parashikuar që koncensioni t’i kushtonte buxhetit të shtetit në total 100 milionë euro, ose 10 milionë euro ne vit. Por në vitin 2018 fondi i Detyruar i Sigurimeve Shëndetësore deklaroi se ka paguar 17 milionë euro.

Ky koncesion është kallëzuar pranë Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka nisur verifikimet me marrjen në pyetje fillimisht të depozituesve të padisë.

Tv Klan