Autoritetet policore kanë vënë në pranga këtë të martë një 30-vjeçar, i cili në 2015-n dyshohet si bashkëpunëtor në dhunimin dhe grabitjen e një çifti të moshuarish në Tepelenë.

Ai është Erigers Mihasi dhe u arrestua në Yrshek të Tiranës, si rezultat i një operacioni mes policisë së Gjirokastrës dhe asaj të kryeqytetit.

30-vjeçari, sipas policisë, dyshohet si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë në shtëpinë e Naim Çiçës, ngjarje e ndodhur më 31 Mars të vitit 2015.

Të paktën tre persona morën pjesë në grabitjen në fjalë. Çiça, në atë kohë 61 vjeç dhe bashkëshortja e tij 60 vjeçare u lidhën, u dhunuan dhe nën kërcënimin e armëve, grabitësit u morën atyre 5 mijë euro.

/tvklan.al