Një punëtor ndërtimi, 28-vjeçari me iniciale E.F., ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shëngjin dhe pallati ishte në ndërtim e sipër.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore lidhur me rastin.


Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak: Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.


/tvklan.al