Për punonjësit e  administratës në sektorin publik, tashmë java e punës do të jetë e reduktuar në vetëm. Kështu ka vendosur qeveria e Venezuelës, e cila e ka marrë këtë masë si pasojë e krizës së rëndë energjetike që ka përfshirë vendi, shkuan BBC.

Sipas zv/presidentit Aristobulo Isturiz, 2,8 milion persona që bëjnë pjesë në sektorin publik, do të punojnë vetëm të hënën dhe të martën, deri sa të marrë fund kriza e lidhur me thatësirën

Më datën 6 Prill presidenti Nicolas Maduro kishte lajmëruar se në zyrat e administratës nuk do të punohej ditën e premte, të paktën për muajt Prill dhe Maj, për të ulur  konsumin e energjisë elektrike, por tashmë ditët e punës janë ulur në vetëm 2.

Ndër masat e marra dhe më parë si pasojë e krizës, qeveria i ka kërkuar qendrave tregtare që të punojnë me  orare të kufizuar dhe që prej  fillimit të Majit do të hyjë në funksion ora e re zyrtare, që do të spostojë me 30 minuta përpara akrepat, për të patur më shumë orë me ndriçim natyral./tvklan.al