#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan. #cindymarina

A e ke frikë Jozefina Topallin? Si përgjigjet Cindy Marina!

Cindy Marina u vendos mbrëmjen e kësaj të premteje përpara pyetjeve ngacmuese të fëmijëve të “Kurthit të Piter Pan”. Një nga pyetjet që bëri më shumë përshtypje lidhej pikërisht me vjehrrën e saj Jozefina Topalli.

E pyetur nëse “e ka frikë politikanen”, Cindy u përgjigj: “Mirë ia ka bërë burrave në parlament, sepse jo të gjithë janë të mirë aty. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me Jozefinën, jam shumë e lumtur, sepse kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme në jetë. Ajo është shumë e dashur, pavarësisht se ndoshta në parlament është “Zonja e Hekurt.”

Cindy Marina tregon se cila është dhurata më e bukur që i ka bërë Genar Topalli

Cindy Marina ka folur në intervistën e saj të veçantë tek “Në kurthin e Piter Pan” për marrëdhënien me partnerin e saj Genar Topallin, ku ndau disa sekrete mbi lidhjen e tyre. Një nga detajet që ajo zbuloi ishte pikërisht edhe dhurata më e bukur që ka marrë nga partneri.

Modelja tha se vlerëson më shumë dhuratat e mirëmenduara se sa ato materiale, duke përmendur surprizën që Genari i bëri në emisionin “Dance Albania”.

“Unë i vlerësoj dhuratat e mirëmenduara, jo që kushtojnë shumë. Një nga dhuratat më të bukura ka qenë surpriza te ‘Dance Albania’. Ai nuk del në publik dhe erdhi vetëm për të më mbështetur mua. Ishte një nga kujtimet më të bukura në jetë”, ka treguar Marina.

Cindy Marina zbulon se si nisi historia e saj e dashurisë me Genar Topallin!

Cindy Marina dhe Genar Topalli janë një nga çiftet kryefjalë të showbiz-it. Ata e kanë bërë prej kohësh marrëdhënien e tyre publike, ndërkohë që këtë mbrëmje, në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Cindy Marina na tregoi se si ka nisur historia e tyre e dashurisë.

Modelja tregoi se ata kanë patur prej kohësh lidhje familjare, por njohja e tyre ka qenë tërësisht miqësore, ku i ka bashkuar volejbolli, sporti që Cindy luan prej vitesh në mënyrë profesionale.

Jemi njohur rastësisht, kemi patur lidhje familjare me njeri-tjetrin. Familjet tona njiheshin prej kohësh, por s’e kisha takuar kurrë. Pastaj, e takova rastësisht në plazh. Ishim bashkë e luajtëm volejboll. Aty ma vodhi zemrën. Jemi njohur si miq në fillim”, tregoi moderatorja.

A bëhet xheloz partneri i Cindy-t kur ajo interviston futbollistët?

Në puntatën e radhës të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, e ftuar ishte modelja dhe moderatorja Cindy Marina.

E vendosur përballë pyetjeve ngacmuese të fëmijëve, Cindy na foli edhe për raportin midis punës si gazetare sportive dhe marrëdhënien me Genarin.

Ajo tha se partneri nuk bëhej xheloz gjatë intervistave me futbollistët, por përkundrazi, ishte mbështetja e saj më e madhe, ku shpesh herë, edhe i jep një dorë.

“Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’i bëj të intervistuarve dhe futbollistëve”, tregoi ajo.

Nuk e shikonte veten me një shqiptar, Cindy Marina tregon si ia fitoi zemrën Genar Topalli

Këtë javë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ka qenë e ftuar Cindy Marina për të rrëfyer përpara kastit të fëmijëve detaje të jetës së saj profesionale dhe asaj emocionale.

Një nga pyetjet që iu bë modeles lidhej pikërisht me një nga konstatimet e saj se nuk e shikonte veten me një partner shqiptar. Ajo tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur e se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.

“Në fakt ky ishte vërtetë viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën”, u shpreh Cindy për “Në kurthin e Piter Pan”./tvklan.al