Në pranga babë e bir, kërcënuan fqinjin me armë zjarri


Në pranga babë e bir, kërcënuan fqinjin me armë zjarri

13:07 25/07/2021

Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje të rëndë që mund të ndodhte pas një sherri mes disa personave.

Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se në pranga ka Fakim(Ilvan) Zyka i cili pas një konflikti për motive të dobëta me fqinjin e tij, M. K., 55 vjeç, e ka kanosur atë duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, nga oborri i banesës së tij.

Po ashtu në pranga ka rënë dhe babai i tij, Petrit Zyka 59 vjeç,  i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një pistoletë dhe një krehër me 18 fishekë./tvklan.al







Të ngjashme