Një rast i pazakontë ka ndodhur në Durrës. Dhurata,  korrespondentja e “Aldo Morning Show” në Tv Klan raporton se prindërit duan të martojnë për herë të tretë vajzën e tyre. Divorci është kryer, por ajo ndodhet ende në shtëpinë e bashkëshortit të dytë, ndërkohë që i ardhshmi është në pritje të saj.

Dhurata: Prindërit martojnë për herë të tretë vajzën e tyre, por ndërkohë akoma nuk është ndarë nga burri i dytë.

Aldo: Një minutë, s’e kuptova. S’është ndarë me letra?

Dhurata: Ore nuk ka ikur nga shtëpia se me letra po e po. Nuk ka ikur akoma vajza nga shtëpia e burrit, prindërit i kanë gjetur burrë tjetër, e kanë prezantuar me vajzën, kanë rënë dakord…

Aldo: Pra ti thua që në Durrës ka prindër që e konsiderojnë vajzën si AirBnB?

Dhurata: Po, po.

Aldo: Çfarë thua ti mi? Na habite!

Dhurata: Edhe unë u habita kur e dëgjova, por ja që ndodhin edhe këto gjëra.

Aldo: Po burri di gjë apo…burri që ka?

Dhurata: S’di gjë burri, akoma nuk di gjë burri. E kanë martuar ata me të vetën gocën.

Aldo: Po tani me kë fle kjo?

Dhurata: Tani fle me burrin e dytë, pastaj do të shkojë te  i treti. Ky i treti po pret se kanë rënë dakord.

Aldo: Qenka nuse me prenotim, në rregull.

Dhurata: Shiko, gjithsesi është i huaj,  që ta sqarojmë më tepër.

Aldo: Po tani nga e gjetën këtë të huajin këta?

Dhurata: Po e kanë njohur prindërit, e kanë gjetur, mik pas miku, ka ardhur nga Italia këtu, kanë rënë dakord.

Aldo: Ky i treti tani e ka parë ndonjëherë nusen?

Dhurata: E ka parë, ka ardhur e ka takuar këtu, kanë rënë dakord deri në momentin që zonja do të divorcohet nga…

Aldo: Çfarë moshe është kjo zonja?

Dhurata: Më duket pak a shumë mosha ime, 35-36…

Aldo: Po ky nga Italia, 80 e sa?

Dhurata: Po, 50 e ca./tvklan.al